Kompania Alberti është themeluar në vitin 1999 nga Skender Bajrami nga Vushtrria. Gjatë dy viteve punë intensive, në dhjetor të vitit 2011, u hap salloni, qendra e shitjes së veturave në Prishtinë.
1999 - Vushtrri, Kosovë
Dhjetor 2011 - Autostrada Prishtinë–Ferizaj
99% e klientëve tanë kthehen përsëri
40+ vite në tregun e automjeteve
Kompania Auto Alberti është themeluar në vitin 1999 nga vëllezërit Skender dhe Enver Bajrami nga Vushtrria. Në fillim, kompania merrej me shitblerje të veturave. Në atë kohë, veturat më të shitura ishin veturat e prodhimit gjerman.
Pas një analize të fizibilitetit nga ekspertët, menaxhmenti i kompanisë vendosi që në vitin 2009 të transferojë selinë në Prishtinë
Gjatë dy viteve të punimeve intensive, në dhjetor të vitit 2011 u hap salloni, qendra për shitjen e automjeteve në Prishtinë. Një objekt impozant dhe ultramodern me të gjitha kushtet bashkëkohore.
Ofrohen edhe shërbime servisi nga një staf i palodhshëm dhe profesional, me aparaturë moderne si dhe me pjesë këmbimi origjinale nga prodhues evropianë dhe botërorë. Gjithashtu, në dispozicion është edhe një restaurant-bar për shërbim të klientëve.
Puna jonë ndërton urë besimi me klientët tanë dhe qëllimi ynë është t’i ofrojmë klientit makinën më të mirë me çmimin më të volitshëm. Ne jemi kompani lidere në shitjen e automjeteve në Kosovë.